TRANSPARENCË

Politika e Cookies

Përditësuar së fundmi më: 14 Korrik 2026. Ky dokument shpjegon se si ne përdorim cookies dhe teknologjitë e ngjashme për t'ju ofruar një shërbim sa më të sigurt dhe të shpejtë.

1. Çfarë janë "Cookies"?

Cookies (keksat) janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjen tuaj (kompjuter, celular ose tablet) kur vizitoni një faqe interneti. Ata lejojnë faqen e internetit të mbajë mend veprimet dhe preferencat tuaja (si p.sh. hyrja në llogari, gjuha, madhësia e shkronjave) për një periudhë kohe, në mënyrë që të mos ju duhet t'i vendosni ato përsëri kur ktheheni në faqe.

Përveç cookies tradicionalë, ne përdorim edhe teknologji të ngjashme si Local Storage dhe Session Storage në shfletuesin tuaj për të garantuar funksionimin e shërbimit tonë.

2. Si i përdorim ne këto teknologji?

Nexora përdor cookies dhe ruajtjen lokale kryesisht për:

  • Verifikimin e identitetit tuaj dhe mbajtjen e sesionit tuaj të hapur në mënyrë të sigurt.
  • Kujtesën e cilësimeve të asistentit tuaj AI (nëse dritarja e bisedës është e hapur apo e mbyllur).
  • Mbrojtjen e faqeve tona nga sulmet e jashtme dhe aktivitetet e paautorizuara.
  • Analizimin e performancës së faqes për të përmirësuar shpejtësinë e ngarkimit.

3. Firebase Authentication & Ruajtja e të Dhënave

Për procesin e regjistrimit dhe të identifikimit (login) në panelin tonë të kontrollit (dashboard), ne përdorim shërbimin e sigurt Firebase Authentication (nga Google).

Firebase përdor kryesisht teknologjinë IndexedDB dhe Local Storage për të ruajtur në mënyrë të sigurt token-at e sesionit tuaj (OAuth tokens). Kjo bën të mundur që ju të qëndroni të identifikuar në sistem edhe pasi mbyllni shfletuesin, pa pasur nevojë të vendosni fjalëkalimin çdo herë që vizitoni Nexora.

Këto të dhënë janë rreptësisht të enkriptuara dhe përdoren vetëm për qëllime sigurie dhe autentikimi. Ato klasifikohen si Rreptësisht të domosdoshme për funksionimin e platformës Nexora.

4. Llojet e Cookies që përdorim

Ne i ndajmë cookies në dy kategori kryesore:

  • Cookies Rreptësisht të Domosdoshëm: Këto janë teknikisht të nevojshëm për funksionimin e faqes sonë. Ato përfshijnë ruajtjen e të dhënave të Firebase Auth për login dhe funksionimin e panelit të kontrollit. Pa këto, shërbimi nuk mund të ofrohet.
  • Cookies të Performancës dhe Analitikës: Ne mund të përdorim cookies anonimë për të parë se si ndërveprojnë vizitorët me faqen tonë (p.sh. cilat faqe vizitohen më shpesh), duke na ndihmuar të përmirësojmë strukturën tonë.

5. Si t'i kontrolloni dhe fshini Cookies?

Ju mund të kontrolloni dhe/ose të fshini cookies sipas dëshirës suaj direkte nga shfletuesi juaj (Chrome, Safari, Firefox, etj.). Ju mund të fshini të gjitha cookies që janë tashmë në pajisjen tuaj dhe mund të konfiguroni shumicën e shfletuesve për të bllokuar vendosjen e tyre.

Shënim: Nëse zgjidhni të çaktivizoni ose fshini cookies rreptësisht të domosdoshëm (duke përfshirë të dhënat e ruajtura nga Firebase Auth), nuk do të jeni në gjendje të identifikoheni apo të përdorni panelin e kontrollit të Nexora-s.

6. Ndryshimet në këtë Rregullore

Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë të Cookies herë pas here për të pasqyruar ndryshimet në teknologjinë që përdorim ose rregulloret ligjore. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe me datën përkatëse të përditësimit në krye.